Shqipëria
Ulet papunësia në Shqipëri
Instituti i Statistikave raportoi se papunësia në Shqipëri u ul sërish në tremujorin e tretë të vitit duke zbritur në 13.6 për qind nga 14.7 për qind që ishte për të njëjtën periudhë të një viti më parë, përcjell albinfo.ch.
Sipas INSTAT, ky është tremujori i shtatë me radhë që papunësia shënon rënie, duke zbritur nga 17.3 për qind që ishte në fund të 2015-ës në 13.6 për qind në shtator të këtij viti.
Të dhënat e detajuara tregojnë se rimëkëmbja e tregut të punës pas krizës së viteve 2012-2015 ka ardhur nga punësimet e biznesit privat jashtë fushës së bujqësisë.
Sipas INSTAT, vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti, biznesi ka krijuar rreth 60 mijë vende të reja pune, sipas listëpagesave të dorëzuara tek Tatimet për punonjësit që paguajnë kontriburte.
Në sektorin shtetëror, numri i të punësuarve është thuajse në të njëjtat nivele të një viti më parë, ndërsa në bujqësi punësimi ka shënuar një rënie të lehtë.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”











