Jeta në Zvicër

“Unë duhet t’u them banorëve të Gjenevës se kam fshehur një pjesë të së vërtetës”

Duke dashur që fillimisht të ketë parasysh një udhëtim personal për të marrë pjesë në Grand Prix Formula 1 në Abu Dhabi, Pierre Maudet tha se ai e kishte pranuar më në fund "parimin e një vizitë zyrtare." Këshilltari shtetëror tha se është ndjerë "pak në siklet, kur e kishte kuptuar se shpenzimet e udhëtimit ishin të paguara nga Emiratet e Bashkuara Arabe."

Pierre Maudet theksoi se ai nuk kishte “shoqëruar kurrë familjen e tij në ndonjë udhëtim zyrtar” përveç këtij udhëtimi. “Ideja se kësaj radhe familja ime ka qenë e involvuar me një vizitë zyrtare, ku të gjitha shpenzimet janë paguar nga një shtet i huaj, për mua ishte e padurueshme dhe kam kërkuar për ta fshehur këtë realitet”, ka pranuar Maudet.

Pierre Maudet nuk ka ndërmend të japë dorëheqje

Politikani ka deklaruar se ai ka qenë gjithashtu i “verbuar”: “Banorët e Gjenevës e dinë se unë nuk jam ndonjë person i të hollave, që vrapon pas të hollave, por se unë jam një njeri i pushtetit (…). Në këtë rast unë u verbova”. Ai vazhdoi: “Nuk jam unë, kjo nuk është mënyrë ime për të vepruar. Unë gjithmonë jam përpjekur të përfaqësoj një formë të drejtësisë (…) Unë nuk do të mbetem i padëmtuar dhe nga kjo do të marr mësim”.

“Unë i kam tërhequr konkluzionet e këtij rasti”, theksoi kryetari i Këshillit shtetëror të Gjenevës, “por është e rëndësishme që të mos deklaroj tani tërheqje”, duke nënvizuar për “Leman Bleu” se aktualisht nuk bëhej fjalë për dorëheqje, “aftësia (e tij) për të qeverisur” sipas tij mbetet e paprekur.

Rasti i udhëtimit të Pierre Maudet në Abu Dhabi më 2015 u kthye në skenë javën e kaluar. Në një deklaratë të lëshuar të enjten, prokurori publik i Gjenevës njoftoi synimin e tij për t`i kërkuar Këshillit të Madh të qytetit për heqjen e imunitetit të Pierre Maudet, përpara se të vazhdojë për “pranimin e një përfitimi”.

“Një gabim, e ndoshta i gabuar”

Në një intervistë për Televizionin shtetëror RTS, para intervenimit të Pierre Maudet në “Leman Bleu”, këshilltarja shtetërore e Gjenevës, Anne Emery-Torracinta ka thënë se akuzat kundër kolegut të saj, Pierre Maudet ishin “të paktën një gabim, ndoshta një i gabuar gjithashtu”.

Politikania socialiste mbrojti zgjidhjen e gjetur nga Këshilli shtetëror për të siguruar funksionimin e duhur të shtetit të Gjenevës. Kolegji qeveritar të mërkurën ka thënë se hoqi privilegjet e caktuara për Pierre Maudet, duke e mbajtur atë në krye të Departamentit presidencial dhe të sigurisë.

Anne Emery-Torracinta gjithashtu nënvizoi vështirësitë njerëzore të përjetuara nga PLR e këshilltarit shtetëror. “Është një mësim në jetë”, tha ajo, duke kërkuar të priste rezultatin gjyqësor të të gjithë çështjes. “A mund ta falim është e gjithë çështja. Kjo do t`i mbetet popullit për ta thënë”, shtoi shefja e arsimimit publik, duke kujtuar se nuk ka kurrfarë procedura për “shkarkim” në Gjenevë.

“Qëndrimi në qeveri do të ishte i komplikuar në rast të dënimit”

“Qëndrimi në Qeveri në rast të dënimit do të jetë i komplikuar, nëse dënohet, ne nuk do të jemi aty”, ka deklaruar ministrja socialiste që dëshiron të përsërisë supozimin e pafajësisë. Në këtë drejtim, ajo tha se ishte “shumë e habitur” që Prokuroria publike la dhënë akuza kundër Pierre Maudet të cilat kanë qenë “tepër të detajuara”. Por “përsëri, kjo është një situatë e pashembullt”.