Lajme
UNHCR u bën thirrje shteteve të BE-së të pranojnë refugjatë nga Afganistani
Vendet e BE-së nuk shpallën asnjë angazhim në këtë forum
Komisioni i Lartë i KB-së për Refugjatët (UNHCR) dëshiron që vendet e BE-së të presin 42 500 refugjatë afganë gjatë pesë vjetëve të ardhshme, tha sot eurokomisionerja Ylva Johansson.
Zyrtarja suedeze e vlerësoi këtë “një qëllim të arritshëm”, gjatë fjalës së saj në forumin e nivelit të lartë për mbrojtjen e shtetasve afganë në rrezik pas ardhjes në pushtet të talebanëve, ku janë mbledhur pjesëmarrës nga shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, UNHCR-së dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
“Komisioneri i Lartë i KB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, tha se gjatë pesë vjetëve të ardhshme rreth 85 000 afganë do të duhet të zhvendosen nga vendet fqinje me Afganistanin”, shpjegoi Johansson.
“Ai propozoi që Bashkimi Evropian të merrte gjysmën e tyre”, tha ajo.
“Unë mendoj se është e arritshme”, vazhdoi eurokomisionerja, ndërsa theksoi se “disa shtete anëtare nuk mund të marrin këtë lloj vendimi tani, sepse janë në procesin e formimit të një qeverie”, si Gjermania.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së











