Lajme
Universitetet e Zvicrës premtojnë mbështetje për UPZ-në
Asociacion i 30 universiteteve dhe shkollave të larta të Gjermanisë, Zvicrës dhe Lichtensteinit, i kanë dhënë mbështetje rektori të UPZ-së, Ramë Vataj
Asociacioni i 30 universiteteve prestigjioze evropiane, nga Zvicra, Gjermania dhe Lihtenshtajni, i kanë dhënë mbështetje rektorit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Ramë Vataj, për mbështetje në projekte të ndryshime zhvillimore e profesionale.
Rektori Vataj i shoqëruar nga Agnieska Vojtja nga Universiteti i Konstanz, në Kreuzlingen të Zvicrës, ka takuar udhëheqësin e Asociacionit të Universiteteve dhe Shkollave të Larta të Rajonit të Bodense, Stephan Prehn.
Asociacion që përbëhet nga 30 Universitete e Shkolla të Larta të katër shteteve: Gjermanisë, Zvicrës dhe Lichtensteinit.
Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e përkrahjes të UPZ-së nga ky Asociacion, ku u premtua që Universiteti i Prizrenit do të përkrahet përmes projekteve përkatëse. Aty lindi ideja që edhe në Kosovë të themelohet një organizëm i tillë, thuhet në një kumtesë për media.
Vataj është takuar edhe me rektorin e Universitetit Konstanz në Gjermani, Ulrich Rüdiger, me prorektorën për marrëdhënie ndërkombëtare, Silvia Mergenthal, dhe zonjën Regina Sonntag-Krupp, udhëheqëse e zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare.
Në takim është diskutuar mundësia e bashkëpunimit në mes të dy universiteteve në fushat akademike, shkëmbin e studentëve, profesorëve dhe ndihmën e këtij universiteti prestigjioz evropian për zhvillimin e mëtutjeshëm të Universitetit të dytë publik në vend, Universitetit të Prizrenit.
Vizita Rektorit Vataj në këto Universitete prestigjioze evropiane, është në kuadër të angazhimeve për afirmimin ndërkombëtar të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
Objektiv i Vatajt është edhe avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mobiliteti i personelit të universitetit dhe studentëve.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












