Lajme
Universitetet zvicerane ende renditen lart, por “rrëshqasin” në vlerësime
Ndërsa ETH Zurich është ende universiteti më i mirë në Evropën kontinentale, në përgjithësi institucionet e arsimit të lartë të Zvicrës ranë në renditjen ndërkombëtare
Instituti Politeknik Federal i Cyrihut (ETH) është emëruar universiteti më i mirë në Evropën kontinentale nga Renditja e Universitetit Botëror të QS në vitin 2022 me 1,422 universitete, të përpiluar nga analistë globalë të arsimit të lartë, QS Quacquarelli Symonds, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse ruajti titullin, ETH Zurich humbi një vend në krahasim me një vit më parë, duke rënë nga e teta në pozitën e nëntë. Tetë universitetet më të mira janë të gjitha në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
ETH, një universitet kërkimor publik i fokusuar ekskluzivisht në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, mban pozicionin e tij kryesor në Evropën kontinentale për herë të 15-të me radhë.
Nga 10 universitetet zvicerane të listuara, tre – duke përfshirë shkollën simotër të ETH, Instituti Federal Politeknik i Lozanës (EPFL) – janë në 100 universitetet më të mira dhe shtatë në 250 më të mirët, përcjell tutje albinfo.ch.
Megjithatë, QS thekson se tetë institucione zvicerane kanë humbur gradën. “Vetëm Universiteti i Bazelit po përparon, ndërsa Universiteti i Zvicrës Italiane mbetet i qëndrueshëm”.
Të gjitha universitetet vlerësohen në bazë të kritereve si reputacioni akademik dhe i punëdhënësit; citimet e fakultetit (matja e ndikimit të kërkimit); raporti fakultet/student (indeksi i kapacitetit mësimor); dhe raporti ndërkombëtar i profesorëve dhe studentëve (masë e ndërkombëtarizimit të një universiteti).
“ETH Zurich gëzon reputacionin më të mirë ndërkombëtar në vend, duke u renditur në vendin e 18-të dhe të 51-të globalisht në treguesit e reputacionit akademik dhe të punëdhënësit”, tha QS.
Universitete të tjera zvicerane të vlerësuara në anketë janë Universiteti i Cyrihut (vendi i 83-të), Bernë (120), Gjenevë (125), Bazel (136), Lozanë (203), Svizzera Italiana (240), St. Gallen (501) dhe Friburgu (571).
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












