Lajme
Uragani “Milton” zbret në Florida, raportohet për të vdekur
Uragani “Milton” ka zbritur në tokë në Florida, ka njoftuar Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC), përcjell albinfo.ch.
Stuhia e kategorisë 3 goditi brigjet pranë Siesta Key në kontenë Sarasota, me erëra prej 193 km/h.
Bëhet e ditur se më shumë se 1.5 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.
Milton pritet të sjellë një stuhi vdekjeprurëse në pjesën më të madhe të bregut të Gjirit të Floridës, duke përfshirë zona me popullsi të dendur, si Tampa, Shën Petersburg, Sarasota dhe Fort Myers.
Në kohën e rënies në tokë, gati 100,000 njerëz ishin në qendrat e evakuimit në gjithë Floridën, shkruan skynews.
Në lidhje me uraganin u deklarua edhe presidenti amerikan, Joe Biden.
Ai tha se Milton pritet të jetë “një nga uraganet më shkatërrues në Florida në më shumë se një shekull”, ndërsa u bëri thirrje të gjithëve që të dëgjojnë këshillat e zyrtarëve lokalë.
Siç raportohet, para se Milton të arrinte në tokë, tornadot prekën gjithë shtetin.
Të paktën dy persona u konfirmua se kanë gjetur vdekjen nga një tornado në kontenë St Lucie – një rajon juglindor në Fort Pierce.
Duke raportuar nga Tampa, ndërsa stuhia arriti në tokë 96 kilometra larg, korrespondenti amerikan i Sky News, James Matthews, tha se mund të ndjehet “fuqia e saj shkatërruese”.
“Ata e kanë quajtur këtë një uragan historik. Më i fuqishmi që ka goditur këtë pjesë të Floridës për më shumë se 100 vjet”, tha Matthews.
“U reduktua nga një stuhi e kategorisë 5 në një stuhi të kategorisë 3 në kohën kur goditi, por kjo nuk do të thotë se nuk është jashtëzakonisht e fuqishme, jashtëzakonisht e rrezikshme dhe do të ketë një ndikim shkatërrues”, shtoi ai.
Ndryshe, të mërkurën, zyrtarët lëshuan paralajmërimet e fundit duke u kërkuar afro dy milionë njerëzve të largohen ose të përballen me shanse të pakta për të mbijetuar.
Pasi të kalojë Floridën, Milton pritet të dobësohet mbi perëndim të Oqeanit Atlantik, ndoshta duke rënë nën fuqinë e uraganit, por stuhitë do të vazhdojnë të përbëjnë kërcënim.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre









