Lajme
Urim Berisha ekspozon në Cyrih: Simbolika e numrit si formë ndjesore
Përmes teknikës së përzier mbi pëlhurë dhe tapet, artisti ndërton një komunikim të ri ndërmjet abstraktes dhe ndjeshmërisë njerëzore

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih mirëpret ekspozitën personale të artistit vizual Urim Berisha, e cila hapet të premten, më 20 qershor 2025, në orën 19:30, në ambientet e saj zyrtare në Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Cyrih.
Në këtë cikël veprash, Berisha eksploron dimensionin estetik dhe filozofik të numrit, duke i zhvendosur nga kuptimi i tyre matematikor në një gjuhë vizuale me ngarkesë emocionale dhe kulturore. Përmes teknikës së përzier mbi pëlhurë dhe tapet, artisti ndërton një komunikim të ri ndërmjet abstraktes dhe ndjeshmërisë njerëzore.
I njohur për qasjen e tij konceptuale, Urim Berisha me veprimtari në kantonin e Cyrihut sjell një formë arti që tejkalon estetikën e zakonshme, duke i dhënë formës funksionin e mendimit dhe përjetimit.
Pjesëmarrjen tuaj konfirmoni në:
📧 [email protected]
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit20 Qershor 2025
- Ora19:30
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit20 Qershor 2025 - 21:00
E-Diaspora
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real” Baritoni Gëzim Myshketa debuton në Madrid përkrah emrave të mëdhenj të operës botërore...
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
-
Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave
-
Arratiset gjatë transportit të të burgosurve – Policia kërkon 23-vjeçarin shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Rreth 70,000 ukrainas aktualisht jetojnë në Zvicër Kur refugjatët nga Ukraina filluan të mbërrinin në Zvicër më shumë se tre vjet më parë,...
-
Pse qyteti i Ticinos dëshiron të mbyllë pishinat për italianët
-
Zvicra identifikon 130 viktima të mundshme të trafikut të qenieve njerëzore
-
Mosmarrëveshje për çmimet, Roche tërheq nga tregu në Zvicër barin për trajtimin e kancerit
-
Ftesë shoqatave shqiptare për tu bashkuar në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve