Kuriozitete
Ushqimet e preferuara në vitin 2021
COVID-19 ka ndikuar në përparësitë tona dhe do të ndikojë ende në atë që ne do të vlerësojmë në 2021, veçanërisht zgjedhjen e ushqimeve që do të konsumojmë dhe pikërisht shijet e reja dhe gatimet në modë për këtë vit të ri janë tema e studimit më të fundit për tendencat e kuzhinës nga agjencia parashikuese “Wgsn”.
Ja se se cilat janë risitë kryesore globale.
Vezë vegane
Midis risive, spikasin vezët vegane, të prodhuara pa i shqetësuar pulat, duke konfirmuar suksesin në rritje të dashurisë për ushqime joshtazore dhe pa derivate.
Në realitet, është një përzierje e bërë nga fasule jeshile, sojë dhe qiqra, me një aromë dhe pamje të ngjashme me atë të një veze të vërtetë.
Mish, prodhime detit dhe mocarela në laborator
Zbatimi i teknologjisë në fushën e ushqimit do të shohë shfaqjen e viçit, produkteve të detit dhe produkteve të qumështit të zhvilluara tërësisht në laboratorë, si një alternativë ndaj konsumit të kafshëve, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.
Set ushqimesh të gatshme nga shefë kuzhinierë me yje
Ushqimet e gatshme po pësojnë një transformim të shpejtë, duke u bërë gatime të shijshme shtëpie nën markën e kryekuzhinierëve kryesorë të restoranteve luksoze, të cilët, për të kompensuar rënien e xhiros gjatë bllokimit, kanë filluar shërbimin e shpërndarjes për herë të parë.
Pije të konservuara, përfshirë verën
Ky trend pasohet nga pije të reja të konservuara, që mund të zëvendësojnë shishet e qelqit dhe ato plastike. Alumini riciklohet tërësisht dhe kanaçet po bëhen gjithnjë e më popullore.
Ujë dhe ushqime molekulare për në dhomën e gjumit
Në vitin 2021, dëshmon raporti Wgsn, pijet e reja të konservuara do të përfshijnë ujë molekular, me përbërës aktivë, kryesisht që na ndihmojnë të flejmë, si magnez dhe L-theain dhe ushqime qetësuese për natën, të gatshme dhe të paketuara, si çokollatë qetësuese ose “akullore e natës së mirë” me minerale relaksuese, enzima që lehtësojnë tretjen dhe me më pak sheqer.
Me pak fjalë, COVID ka sanksionuar një rënie të konsumit të pijeve energjike dhe rritja e stresit dhe ankthit në vitin 2020 kanë krijuar një treg të ri për ushqime dhe pije që premtojnë të promovojnë qetësimin dhe gjumin.
Të blerit në fermë
Në vitin 2020, ne u njohëm me blerjet e porositura në internet dhe të dorëzuara në shtëpi dhe vështirë se do të heqim dorë nga zakoni i ri.
Këtë vit të ri, Wsgn parashikon që ne do t’i përsosim blerjet tona të ushqimit dhe blerjet në internet në zinxhirët më të njohur të supermarketeve, duke i shoqëruar me porosi të bëra drejtpërdrejt në faqet e internetit të fermave lokale.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











