Shëndetësi
Ushqimet më të dëmshme që i mbajmë në frigorifer

Sipas WEBmed, lista e ushqimeve, të cilat zakonisht i mbajmë në frigorifer dhe janë të dëmshme për shëndet janë:
Majonezi – Ka përqindje të lartë të yndyrës prandaj është shumë i dëmshëm për organizmin. Është e këshillueshme që të shmanget përdorimi i majonezit, mirëpo nëse jeni adhurures të këtij ushqimi, atëherë së paku reduktoni sasinë e konsumit.
Mishi i përpunuar – Sipas shumë studimeve të bëra deri më tani, mishi i përpunuar duke përfshirë virshllet, sallamin dhe produktet e tjera të tij, janë shkaktari numër një i disa llojeve të kancerit. Duke marrë parasysh që konsumimi i mishit është shumë i lartë, është e rëndësishme që të keni parasysh rreziqet që ai shkakton dhe të reduktoni përdorimin e tij.
Salcat – Padyshim që janë shtesa të shkëlqyera për sallatat dhe pastat, mirëpo, përmbajtja e tyre është shumë e dëmshme për shëndetin. Në vend të këtyre salcave provoni të përdorni vajra të ndryshëm bimorë, të cilët nuk kanë dëme shëndetësore.
Margarina – Është lloji më i dëmshëm i yndyrnave. Përdorimi i saj shkakton rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak, prandaj nuk rekomandohet sidomos për njerëzit që kanë probleme me zemër.
Patatinat – Shumica prej nesh, i shohin patatinat si një “snack”’ të shkëlqyer për t’u konsumuar pas darkës dhe i mbajmë në shtëpi. Një porcion i vogël i tyre përmban më shumë se 11 gramë yndyrë dhe acide të ngopura yndyrore, të cilat kanë një efekt të keq për shëndetin.
Produktet e tjera, që nuk duhet konsumuar shpesh dhe ekspertët këshillojnë të mos i mbani në frigorifer (pra, iu këshillojnë të mos i konsumoni) janë: pijet me gaz, tortat, dhe produktet e qumështit më shumë yndyrë, transmeton gazeta Express.
E-Diaspora
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real” Baritoni Gëzim Myshketa debuton në Madrid përkrah emrave të mëdhenj të operës botërore...
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
-
Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave
-
Arratiset gjatë transportit të të burgosurve – Policia kërkon 23-vjeçarin shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Grabiten implante dentare me vlerë rreth 1 milion CHF në Oensingen Një grabitje profesionale ka ndodhur të martën në mbrëmje në një kompani të specializuar në prodhimin...
-
UBS fillon migrimin e klientëve zviceranë të Credit Suisse
-
Tre sulme seksuale në vetëm dy orë në Biel
-
Gotthard: Radhë prej 10 kilometrash në nisje të pushimeve verore
-
Taksimi i shoferëve të huaj: A është zgjidhja për bllokimet e trafikut gjatë verës?