Lajme
Ushtarët zviceranë, për herë të dytë në mision kundër koronës
"Qëllimi i misionit nuk është të zëvendësojmë sistemin civil, por ta mbështesim atë", ka thënë gjenerali Langel
Pjesëtarët e kompanive mjekësore 1 dhe 2 të ushtrisë zvicerane janë zhvendosur në Moudon të Kantonit VD për operacionin e dytë ushtarak në kuadër të krizës së koronës, njofton srf.ch.
Këto kompani, gjatë ditëve të ardhshme do të përdoren në spitale.
Para fillimit të misionit të tyre, ushtarët janë testuar për koronavirus dhe janë angazhuar ata të cilët kanë rezultuar negativ.
Me këtë rast, përpara mediave, Gjenerali i Divizionit Yvon Langel, komandant i Divizionit Territorial 1 dhe përgjegjës për shërbimin e ndihmës, është shprehur se ushtria do të ndërhyjë në përputhje me parimin e subsidiaritetit, transmeton albinfo.ch.
“Qëllimi pra nuk është të zëvendësojmë sistemin civil, por ta mbështesim atë”, ka thënë gjenerali.
Ai ka shtuar se është shumë krenar me numrin e madh të ushtarëve dhe me atmosferën e mirë që mbretëron në mesin e tyre.
Mobilizimi i këtyre ushtarëve është zhvilluar të premten përmes mesazheve telefonike (SMS), përcjellö albinfo.ch.
Është një kontribut i madh i këtyre qytetarëve, i cili po kërkohet prej tyre pas misionit të parë, të realizuar në pranverë, është shprehur Langel.
Mobilizimi mund të vazhdojë deri në fund të marsit të vitit 2021, që është afati i caktuar nga Këshilli Federal.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













