Lajme

Ushtria e Zvicrës ka nevojë për 4 miliardë franga shtesë

Kjo parti kërkon që të huajt të ndihmojnë në financimin e ushtrisë zvicerane

Ushtria e Zvicrës ka nevojë për 4 miliardë franga shtesë për të përmirësuar aftësinë e saj operacionale, përcjell albinfo.ch.

Por nga duhet këto para?

Grupi parlamentar i Partisë Popullore Zvicerane (SVP) po bën thirrje që burrat e huaj që jetojnë në Zvicër të paguajnë një të ashtuquajtur “taksë sigurie”, që do të përdoret për nevojat e ushtrisë.

Mund të krahasohet me taksën e përjashtimit ushtarak që u vendoset shtetasve zviceranë që nuk shërbejnë në ushtri.

Deputetët nga Partitë Liberal-Radikale (FDP) dhe të Qendrës janë gjithashtu dakord me këtë ide, veçanërisht pasi “ka shumë të huaj që rriten këtu dhe shtyjnë natyralizimin e tyre në mënyrë që të mos kenë nevojë të bëjnë shërbimin ushtarak”, tha deputeti i FDP-së, Heinz. Theiler.