Lajme
Ushtria zvicerane u del në ndihmë pacientëve të infektuar nga virusi Corona
Ushtria kirjon vende spitalore shtesë dhe merr përsipër trasnportin e pacientëve me ambulancë
Në një njoftim që ka lëshuar sot ushtria zvicerane, bën me dije se ka marrë përsipër transportin e pacientëve në kantonin kufitar me Italinë Ticino duke krijuar vende spitalore shtesë në tendat e ushtrisë zvicerane. Ata kështu po shkarkojnë presionin e urgjencës në spitalin kantonal të Ticinos duke iu dalë në ndihmë pacientëve të infektuar nga Coronavirusi. Ushtria zvicerane ka bërë të ditur se bashkëpunimi midis organizatave mjekësore dhe mbrojtjes civile po funksionon për mrekulli.

Lexoni njoftimin e plotë të ushtrise zvicerane:
Falë infrastrukturës së krijuar shpejt, Ushtria Zvicerane po heq presionin nga stacionet e urgjencës në Ticino. Vende spitalore shtesë janë krijuar nga tendat e ushtrisë, transporti i pacientëve me ambulanca të ushtrisë ka filluar pa probleme. Bashkëpunimi midis ushtrisë, organizatave mjekësore dhe mbrojtjes civile për popullsinë lokale është shembullor. Ju faleminderit shumë për të gjitha përpjekjet tuaja.

Deutsch:
Dank der zügig aufgebauten Infrastruktur nimmt die Schweizer Armee den Druck von den Notstationen im Tessin. Zusätzliche Spitalplätze werden durch Armeezelte geschaffen, der Transport von Patienten mit Armeeambulanzen ist reibungslos angelaufen. Die Zusammenarbeit zwischen Armee, Sanitätsorganisationen und Zivilschutz für die hiesige Bevölkerung gestaltet sich vorbildlich. Herzlichen Dank allen im Einsatz stehenden Kräften.

E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve Rritja e çmimeve të karburanteve ka ardhur në një moment të pafavorshëm, pikërisht kur shumë pushues... -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi










