Lajme
Vaksina AstraZeneca kërkon studim të mëtejshëm
Vaksina antiCOVID-19 e zhvilluar nga laboratori britanik “AstraZeneca” dhe Universiteti i Oksfordit kërkon studim shtesë, njoftoi sot drejtori ekzekutiv i grupit, Pascal Soriot, pas kritikave të rezultateve të njoftuara.
Sipas rezultateve të ndërmjetme nga provat klinike në shkallë të gjerë në BM dhe Brazil, laboratori britanik njoftoi të hënën se vaksina e tij ishte mesatarisht 70% efikase, raporton AFP, përcjell Albinfo.ch
“Tani që kemi gjetur atë që duket se është efikasitet më i mirë, ne duhet ta vlerësojmë atë, prandaj duhet të bëjmë studime të mëtejshme”, tha ai në një intervistë me “Bloomberg”.
Rezultatet e këtij studimi të ri ndërkombëtar mund të jenë më të shpejta për t’u marrë, sepse ne e dimë që efikasiteti është i lartë, kështu që kemi nevojë për një numër më të vogël të pacientëve”, shtoi Soriot.
Sipas tij, këto procedura nuk pritet ta vonojnë miratimin e rregullatorëve në Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe, por leja e autoriteteve amerikane mund të zgjasë më shumë
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore Vepra e saj orkestrale “Timestamps – Everything Leaves a Trace” u interpretua nga Orkestra e WDR-së... -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej













