Lajme
Vaksina kundër kancerit së shpejti realitet, vendi ku do të nisë aplikimi
Vaksina kundër kancerit nuk është më vetëm një ëndërr. Të paktën për disa lloje të kancerit. Lajmi i mirë – i shkëlqyer – është se shumë pranë nesh, në Institutin Pascale në Napoli, qendra e parë në Itali, ka filluar regjistrimi për vaksinat kundër kancerit me mRNA për trajtimin e karcinomës së lëkurës me qeliza skvamozë, një nga tumoret e lëkurës më të zakonshme dhe që në 5 për qind të rasteve çon në vdekje.
Identifikiti i 600 pacientëve të përzgjedhur për provën korrespondon me persona të moshuar, kryesisht burra, me një histori ekspozimi shumë intensiv në diell, me lezione shumë të rënda të lëkurës.
Melanoma ose “kanceri i marinarëve”
Nëse melanoma prek punëtorët e ‘jakës së bardhë’, karcinoma e qelizave skuamoze është kanceri i lëkurës i punëtorëve, marinarëve dhe muratorëve. Me pak fjalë, është tumori i atyre që janë ekspozuar shumë në diell dhe mbi të gjitha nga mungesa e parandalimit, një tumor i cili nëse kapet herët është i lehtë për t’u kuruar, por nëse është i avancuar mund të jetë shumë i rrezikshëm sepse është e vështirë për t’u trajtuar.
Studimi i vaksinës së re kundër kancerit
Ajo që filloi në departamentin e Melanomës dhe Imunoterapisë të Institutit Tumor të Napolit, drejtuar nga onkologu Paolo Ascierto, është një studim i hapur, i rastësishëm i fazës 2 me 3 grupe trajtimi. Nga gjashtëqind pacientët e regjistruar, 250 do të trajtohen me dy cikle vaksine dhe imunoterapi Pembrolizumab e ndjekur nga kirurgjia dhe më pas trajtim ndihmës. Një grup i dytë prej 250 pacientësh do të trajtohet vetëm në sallën e operacionit. Një grup i tretë dhe i fundit prej njëqind pacientësh do t’i nënshtrohet dy cikleve imunoterapie, kirurgjike dhe imunoterapie ndihmëse, njësoj si grupi i parë, por pa vaksinë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













