Kosova
Vala e të nxehtit kaplon Shqipërinë dhe Kosovën, temperaturat deri në 39 gradë
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), përcjell albinfo.ch.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 30 deri në 39 gradë. Indeksi UV do të arrijë 8.
Në Shqipëri, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 11°C vlera minimale deri në 35-39°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi jugor për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë Kriza godet industrinë e metalit, kompania zvicerane shpall falimentimin.... -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane -
16-vjeçarja e lënduar rëndë nga stuhia në Cyrih vazhdon të luftojë për jetën -
Stuhitë goditën dje Zvicrën, mbi 6.800 vetëtima -
Shpërthime të fuqishme tronditin Cyrihun, digjet depoja e fishekzjarrëve













