Lajme
Valët e të nxehtit kanë shkaktuar mbi 200 mijë vdekje në Evropë gjatë katër viteve të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron se valët ekstreme të të nxehtit nuk janë më fenomene të rralla, por një pasojë e përsëritur e ndryshimeve klimatike.
Mbi 200 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e valëve ekstreme të të nxehtit në Evropë gjatë katër viteve të fundit, sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Gjatë prezantimit të udhëzimeve të reja në Berlin, të hartuara për mbrojtjen e jetës së njerëzve nga temperaturat ekstreme, OBSH theksoi se valët e të nxehtit nuk mund të konsiderohen më si anomali të jashtëzakonshme të motit.
“Valët e të nxehtit nuk janë më fenomene të rralla atmosferike”, thuhet në deklaratën e organizatës.
Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Henri Kluge, deklaroi se në Bashkimin Evropian dhe vendet partnere të tij, “shumica e këtyre vdekjeve kanë qenë plotësisht të parandalueshme”.
Sipas tij, përveç viktimave, “miliona njerëz të tjerë po preken fizikisht dhe psikologjikisht” nga temperaturat e larta.
“Nxehtësia është një vrasës i heshtur”
OBSH vlerëson se Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt se çdo rajon tjetër i banuar në botë. Organizata veçon veçanërisht rastet e vdekjeve të parakohshme të lidhura me valët e të nxehtit në Itali, Spanjë dhe Greqi.
“Nxehtësia është një vrasës i heshtur, por nuk është e pashmangshme”, thekson OBSH, duke u bërë thirrje autoriteteve evropiane që të zbatojnë rekomandimet e saj për t’u përballur me pasojat e ndryshimeve klimatike.
Ekspertët paralajmërojnë se, pa masa efektive për përshtatjen ndaj klimës dhe mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara, valët e të nxehtit pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më vdekjeprurëse në vitet e ardhshme.
E-Diaspora
-
“Kafe me Diasporën” në Bonn Bashkatdhetarët ftohen të marrin pjesë në një bashkëbisedim të hapur për çështjet dhe interesat e komunitetit... -
KQZ: Mbi 22 mijë pako të diasporës janë aprovuar, 755 refuzohen gjatë verifikimit -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës -
Hungari
U ndal për të pushuar në autostradën hungareze, kosovarit i vidhen 8 mijë euro dhe dokumentet personale -
Evropa
Shqiptarja Arba Kokalari merr rol kyç në Parlamentin Evropian
Jeta në Zvicër
-
Cilat segmente zvicrane do të preken nga kufizimet strikte gjatë Samitit të G7 që mbahet në Francë? Samiti i G7 që mbahet në Évian-les-Bains (Francë) nga 15 deri më 17 qershor do të... -
Njerëzit e mbingarkuar me borxhe tani do të jenë në gjendje të deklarojnë falimentimin në Zvicër -
Solothurn: Nëntë ushtarë të lënduar në një aksident rrugor -
Kur është e paligjshme zhurma e fqinjit në Zvicër? -
Qyteti i Cyrihut reagon ndaj akumulimit të nxehtësisë në klasa













