Kosova
“Vali Ranch” sjell pamje mahnitëse për festat e fundvitit
Pavarësisht një viti të vështirë pandemik, që kaploi gjithë botën dhe krijoi kriza të mëdha në të gjitha fushat e jetës, veçmas në atë të gastronomisë, “Vali Ranch” edhe kësaj here ka marrë pamje tjetër në prag të festave të fundvitit, duke sjellë pozitivitet dhe pamje mahnitëse.

“Vali Ranch” ka disa vite që e ka kthyer në traditë dekorimin në prag të festave, duke ofruar një magji të stolisjes dhe dritave me ngjyra delikate.


Albinfo.ch, ju sjell disa nga pamjet që ofron ky pallat, ku duket se e gjithë qetësia dhe ngjyrat më të bukura janë shkrirë në një vend të vetëm për festat e fundvitit. (Foto)
Duke qenë se muaji dhjetor, është muaji më festiv i vitit, “Vali Ranch” është përkujdesur me mjeshtëri që të bëjë një kombinim perfekt mes rehatisë së klientëve, dhe shijimit të një darke me familje, miq apo thjesht një kafe mes një atmosfere që reflekton plot dashuri.

Projekti me një arkitekturë mahnitëse dhe hapësirat e zbukuruara përreth tij e dallojnë këtë pallat që ofron shumëllojshmëri imazhesh që kufizojnë me magjinë. (Foto)
“Vali Ranch” është i pasur edhe me meny të begatë të ushqimeve nga kuzhina moderne dhe ajo tradicionale, ëmbëlsirave dhe kafeve të mira. Mbi të gjitha ai dallohet me shërbime profesionale të kamerierëve. Të gjitha këto, marrë së bashku, i japin tjetër dimension dhe kuptim festave të fundvitit.










Foto Visar Beqiri
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore











