Lajme
Ndërhyn policia ndaj kundërshtarëve të maskave: Bënin pazar, pa maskë
Pesëmbëdhjetë persona të tjerë, nga gjithsej 30, që u treguan të pabindur u identifikuan dhe u gjobitën

Policia e kantonit të Valais është informuar të premten për një demonstratë të planifikuar në Martigny VS. Sipas njoftimit, një grup prej tridhjetë personash janë takuanr përpara një qendre tregtare për të blerë së bashku, në mënyrë demonstrative, pa maska mbrojtëse, shkruan 20minuten.ch.
“Kur panë që po i shihte policia e angazhuar për këtë rast, rreth pesëmbëdhjetë veta nga ata që kishin shkuan për të bërë pazar pa maskë menjëherë vendosën maskat higjienike para se të largoheshin nga qendra tregtare”, transmeton albinfo.ch. raportimin e bërë nga Policia Kantonale e Valisit, të shtunën.
Pesëmbëdhjetë persona të tjerë që u treguan të pabindur u identifikuan dhe u gjobitën. Policia Kantonale e Valisit ka nisur një hetim për të identifikuar organizatorët dhe për t’i raportuar ata te prokurori publik.
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton, disa referendume do të zhvillohen edhe në nivel lokal Në raundin e parë të referendumeve kombëtare të planifikuar për vitin 2025, qytetarët zviceranë do të...
-
Nga viti 2026, afro 100 njësi të sapondërtuara do të jepen me qira në Cyrih
-
Treni “European Sleeper” ngatërron linjën, përfundoi shumë larg destinacionit
-
Siguruesit shëndetësorë kundërshtojnë tarifat e larta të klinikave
-
Salla të reja operative në Spitalin e Gjenevës