Sport
Valon Behrami rrahet me Johan Djourou
Ngritën nervat te klubi futbollistik gjerman “SV Hamburg”. Dy lojtarët e kësaj skuadre Valon Behrami dhe Johan Djourou pas një fjalosje kanë përdorur edhe grushtat
Ekipit futbolistik të bundesligës gjermane” SV Hamburg” nuk po i ecën kurrsesi mirë. Përpos rezultateve të dobëta, në këtë skuadër ka filluar edhe grindja mes lojtarëve. Në takimin e fundit që “SV Hamburg” e humbi në shtëpi kundër “Wolsburg”ut me rezultat 0-2 pati një përleshje mes dy lojtarëve Valon Behrammit dhe Johan Djouruo.
Sipas mediave gjermane thuhet se të dy përfaqësuesit zviceranë gjatë pauzës së pjesës së parë në kabinat e pushimit, pas një fjalosje, edhe janë grushtuar me njëri-tjetrin.
Drejtuesit e klubit të “SV Hamburg” e kanë konfirmuar këtë incident që ka ndodhur brenda skuadrës ndërsa ata kanë theksuar se të dy lojtarët do të përballën me denimë të renda disiplinore, transmeton albinfo.ch.
Ekipi i Hamburgut është duke luftuar për mbijetesë dhe aktualisht qëndron në pozitën e para fundit të bundesligës gjermane.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve














