Lajme
“Valon Berisha e bëri fortunën më të fortë”
Ish-bashkëlojtari i Valon Berishës tek Salzburgu, Stefan Lainer e ka lavdëruar futbollistin kosovar, për të cilin thotë se e ka bërë më të fortë Fortuna Dusseldorfin që kur u transferua tek klubi gjerman.
Valon Berisha i ka dhënë frymë të re Fortuna Dusseldorfit. Futbollisti kosovar u largua nga Lazio gjatë janarit për t’u huazua në klubin gjerman.
Përfaqësuesi kosovar synon ta ndihmojë Fortunën të shpëtojë nga rënia prej Bundesligës.
Këtë fundjavë, futbollisti i rritur në Norvegji do të përballet me ish-bashkëlojtarin e tij tek Red Bull Salzburgu, Stefan Lainer.
Ky i fundit e ka lavdëruar Berishën, për të cilin thotë se e ka bërë më të fuqishme Fortunën, që prej transferimit të tij në fund të muajit të kaluar.
“Valoni është një mik i imi i mirë. Është një top transfer për Fortunën. Një super-djalosh të cilin çdo klub do të donte ta kishte në gjirin e tij. Këtë nuk po e them vetëm unë pasi ashtu është. Ai e bën Fortunën më të fortë, i vë edhe bashkëlojtarët në veprim”, ka thënë 27 vjeçari për tabloidin gjerman “Bild”, raporton GE.
Berisha mungoi në ndeshjen e Kupën e Gjermanisë për shkak të një tërheqjeje muskulore, ndërsa në Bundesligë po luan mjaft mirë, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C












