Lajme

Zyrtare: Berisha i bashkohet Zenelit në Reims

Mesfushori kosovar i Lazios, Valon Berisha sezonin tjetër nuk do të mbroj ngjyrat e klubit italian.

Kjo pasi ai ka arritur marrëveshje me skuadrën franceze, Remis.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Lazios i cili tha se Berisha do të jetë pjesë e Reims sezonin e ardhshëm, shkruan albinfo.ch.

Në këtë klub luan edhe kosovari tjetër, Arbër Zeneli.

Së fundmi, Berisha ishte i huazuar tek ekipi gjerman, Dusseldorf.