Sport

Valoni dhe Lara shkëmbejnë përvojat sportive

Papritmas, e gjitha sillet rreth futbollit! Kjo ndonjëherë është ngarkesë për Lara Gut. Por, skiatorja gjithashtu gjen frymëzim në të

Lara Gut duket pa brenga. Gjatë javës reklamuese të Swiss Ski, 27-vjeçarja është ulur në afërsi të gazetarëve dhe qeshet. Jo gjithmonë, por shpesh. Dhe rrëfen për atë që në shtëpi ndodhë me burrin e saj Valon Behrami (33), shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

“Ne nuk flasim për profesionet tona gjatë gjithë kohës. Nuk mund të krahasohen sportet”, thotë skiatorja. Dhe gjithsesi: ata nuk janë ekspertë – ajo në aspektin e lëkurës së rrumbullakët të topit, e as Behrami në aspektin e skijimit. Lara: “Ndonjëherë unë nuk kuptoj asgjë kur Valoni flet për futbollin. Më pastaj i them: Stop, fillimisht më shpjego!

Pikërisht për shkak se ajo nuk është ekspert futbolli, Lara nuk dëshiron të flasë për “mercenarin” e Udineses. “Kjo i ngjan njësoj sikurse ndokush që ndjek gara të skive për vetëm dy vite, do të shpjegonte në lidhje me linjat e përsosura”.

Megjithatë, fituesja e përgjithshme e garës në Kupën e Botës nga sezoni 2016/17 dhe ish luftëtari i Kombëtares zvicerane janë të frymëzuar të mësojnë në lidhje me profesionin e tjetrit. “Ne mësojmë në mënyrë reciproke. Kjo është shumë interesante dhe ju bën të zhyteni në mendime”, thotë specialistja e shpejtësisë, informon Albinfo.ch.

Në fund të fundit, Lara është e vetëdijshme: “Disa gjëra janë krejtësisht të ndryshme, unë jam një sportiste e vetme, ndërsa Valoni një ekip. Prandaj, analiza jonë e basteve është shumë e ndryshme”.

Në fund, pyetja: A i ka dhuruar Lara bashkëshortit të saj një palë skia? “Më mirë është t’i dhuroj një top”, thotë ajo dhe qeshet. Kush e di, ndoshta Valoni do të lëndonte veten me skia në ndonjë shpat! Si fëmijë, lojtari i mesfushorit kishte shkuar për skijim.