Lajme
Vanesa Limani emërohet drejtore në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut
Sot, ajo është bërë zëri i shumë komuniteteve në Staten Island – përfshirë dhe komunitetin shqiptar – dhe një shembull frymëzimi për gjithë rininë në diasporë

Në një nga qytetet më të mëdha të botës, një emër shqiptar po spikat në administratën e Nju-Jorkut, përcjell albinfo.ch.
Vanesa me origjinë nga Prishtina ka ndërtuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm nga momenti që mbërriti si adoleshente në Staten Island, e deri te roli i saj si Drejtoreshë e Borough-t në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së NYC.
Në këtë intervistë për Bussinessmag, ajo ndan me ne sfidat personale dhe profesionale, rrugëtimin deri tek pozitat drejtuese, ndikimin e kulturës shqiptare në lidershipin e saj dhe vizionin për fuqizimin e diasporës shqiptare në politikë dhe shoqëri.
Sot, ajo është bërë zëri i shumë komuniteteve në Staten Island përfshirë dhe komunitetin shqiptar dhe një shembull frymëzimi për gjithë rininë në diasporë.
Fjalët e Senatores amerikane, Jessica Scarcella-Spanton flasin shumë për ndikimin e saj: “Jam mirënjohëse për gjithçka që Vanesa Limani ka bërë për zyrën tonë dhe për Staten Island si Drejtore. Puna dhe kujdesi i saj kanë lënë një ndikim shumë pozitiv. Të uroj më të mirat në këtë kapitull të ri të dua dhe jam shumë krenare për ty! Vanesa, suksesi yt nuk është vetëm i yti është një pasqyrim i mundit të prindërve të tu, i kulturës sonë, dhe i gjithë komunitetit që të mbështet me zemër. Je dëshmi se shqiptaria ecën përpara me dije, punë dhe dinjitet”, shprehet Jessica Scarcella-Spanton.
E-Diaspora
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?...
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar” 20 vajza e djem shqiptarë nga diaspora në Zvicër, fillojne sot zyrtarisht edicionin e ri te...
-
Gjenevë: Fondi i pensioneve tërhiqet nga obligacionet izraelite
-
Laboratori i Cyrihut zbulon baktere në makinat e kafesë
-
Pas një jave përvëluese, kthehet freskia në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Tuneli rrugor Gotthard deri në 20 milionë franga kosto shtesë për tubin e dytë