Lajme
Varianti Omikron BA.5, më i butë, por vaksinat nuk mbrojnë nga ai
Varianti Omikron BA.5 është më i butë se paraardhësit e tij, por më ngjitës. Firmat farmaceutike po vazhdojnë kërkimet për vaksina ndaj këtij varianti...
Varianti Omikron i virusit korona po përhapet me ritme të shpejta. Nisur nga infektimet e reja, ekspertët po paralajmërojnë për një numër potencialisht shumë të lartë infeksionesh gjatë verës, pra në atë periudhë të vitit, kur virusi në fakt nuk duhej të përhapej kaq shpejt.
Në Gjermani numri i të infektuarve dyfishohet çdo javë, kurse në Portugali gjendja është edhe më dramatike, shkuan dw.de. Aty është rritur sërish si numri i pacientëve të shtruar në spital me korona, ashtu edhe i të vdekurve.
Vaksinat, jo të efektshme
Vaksinat e deritanishme duket se nuk janë të efektshme ndaj nëntipeve të reja dhe madje edhe ata që janë infektuar tashmë me variantin Omikron mund të mos jenë të mbrojtur kundrejt nëntipeve të reja. Mendohet pra se njerëz që kishin qenë të infektuar me variantin omikron BA.1 në fillim të vitit, mund të infektohen sërish me nëntipet BA.4 ose BA.5.
Prej nëntipeve të reja të variantit Omikron janë më të rrezikuar të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.
Firmat farmaceutike po punojnë për modifikimin e vaksinave në përshtatje të varianteve të reja, por zhvillimi i vaksinave specifike për variantin Onikron kjo kërkon një kohë të gjatë.
Kthim tek maskat dhe distanca fizike
Ekspertët po diskutojnë sërish aplikimin e masave parandaluese të zbatuara edhe gjatë valëve të mëparshme të pandemisësi mbylljen e shkollave, anulimin e ngjarjeve publike, kufizimin e numrit të personave në festa dhe takime private, punën nga shtëpia, distancë fizike dhe mbajtjen e maskave mjekësore.
Në shumë vende ato kanë shkaktuar mjaft pakënaqësi dhe deri në protesta, prandaj këto masa janë hequr. Por mbase ato do të futen sërish në fuqi në vjeshtë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














