Kosova
Varroset zv.ministri kosovar i diasporës, vdiq nga orteku në Brezovicë
I është dhënë lamtumira e fundit zv.ministrit te Diasporës, Arian Daci i cili një ditë më parë vdiq nga një ortek bore në qendrën e skijimit në Brezovicë. Ndërsa më herët u bënë homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës për vdekjen e zv.ministrit ku morën pjesë qytetarë të shumtë e drejtues të institucioneve e partive politike është mbajtur edhe akademi përkujtimore për nder të tij, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Diasporës i Kosovës, Dardan Gashi, ka ngushëlluar edhe njëherë familjen Daci për humbjen e djalit të tyre Arianit. “Ky fjalimi është më i rëndi gjatë gjithë karrierës sime. Nuk ka fjalë që përshkruajnë dhimbjen që po kalojmë nga kjo tragjedi. Nuk po mund të besoj që këto fjalë janë ngushëlluese dhe përshëndetje me Arianin”, tha ai.
Ndërsa motra e tij Edi Daci-Prapashtica, falënderoi të gjithë për ngushëllimet dhe përkrahjen gjatë kësaj kohe të vështirë për ta.
Arian Daci, 40-vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














