Lajme
Vatikani lejon pagëzimin e transgjinorëve, gay-t i lejon të bëhen kumbarë
Vatikani njoftoi se edhe transgjinorët mund të pagëzohen në kishën katolike.
“Një person transgjinor, edhe nëse i është nënshtruar terapisë hormonale dhe operacionit të ndryshimit të seksit, mund të pagëzohet në të njëjtat kushte si besimtarët e tjerë, nëse nuk ka situata në të cilat ekziston rreziku i krijimit të një skandali publik apo çorientimit mes besimtarëve ”, thuhet në një dokument të botuar në italisht në faqen e tij të internetit, raporton Reuters.
Dokumenti ishte përgjigje ndaj gjashtë pyetjeve që peshkopi Jose Negri i Santo Amaro në Brazil i dërgoi Vatikanit në muajin korrik, në lidhje me përfshirjen e personave të komunitetit LGBTQ në praktikat rutinë të Kishës katolike dhe të lëshuara nga Dikasteri i Doktrinës së Besimit të Selisë së Shenjtë.
Dokumenti thuhet të jetë miratuar nga Papa Françesku më 31 tetor. Zyrtarët e Vatikanit arritën gjithashtu në përfundimin se njerëzit transgjinorë mund të jenë kumbarë dhe dëshmitarë në dasma fetare. Aty shtohet se një individ në një marrëdhënie të të njëjtit seks mund të jetë gjithashtu dëshmitarë në ceremonitë e dasmave, dhe kumbar për fëmijët e pagëzuar.
Dokumenti duket se sugjeron ndërkohë fëmijët e birësuar nga çifte të të njëjtit seks ose të ardhur në jetë përmes nënave bartëse, nuk mund të pagëzohen. Gatishmëria e deklaruar e Vatikanit për të përfshirë transgjinorët në kishë është hapi i fundit i ndërmarrë nga Selia e Shenjtë për ta shtrirë qasjen e saj edhe në komunitetin LGBTQ+.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












