Kosova
Vazhdon greva në Aeroport
Ndërkohë 9 vetë janë suspenduar pasi nuk kanë pranuar të punojnë gjatë kohës kur është mbajtur greva e djeshme një orëshe
Edhe këtë martë, Aeroporti i Prishtinës është bllokuar për disa orë. Kjo për shkak të grevës së punëtorëve. E për shkak të kësaj greve, menaxhmenti i Aeroportit ka suspenduar 9 punëtorë.
Për dy orë punëtorët e Aeroportit “Adem Jashari” kanë bojkotuar punën, për shkak të grevës 9 punëtorë janë suspenduar
Për dy orë punëtorët nuk ofruan asnjë shërbim pasi kanë vendosur të futen në grevë. Përmes saj, punëtorët e Aeroportit, po kërkojnë kushte të punës.
Bashkim Latifi, Kryetar i Sindikatës së Aeroportit ka thënë se punëtorët janë të vendosur për t’i treguar të drejtat e tyre.
“Menaxhmenti qysh sot ka ndërmarr masa radikale dhe ka ndëshkuar punëtorët grevistë duke i përjashtuar nga puna, kjo është gjëja më e palejuar që ka mundur ta bëjë menaxhmenti. Janë nëntë punëtorë për momentin që iu ka ndaluar hyrja në aeroport pse nuk kanë dashur dje të punojnë. Si ka filluar prapë me atë mentalitet është do të largoj nga puna, mirëpo ka me na largu komplet 500 punëtorëve sepse jemi të vendosur në kërkesat tona”, tha Latifi.Në anën tjetër menaxhmenti i Aeroportit të Prishtinës hedh akuza se grevistët nuk po respektojnë rregullat për greva dhe po e pengojnë operimin e fluturimeve.
Valentina Gara, Zëdhënëse e Aeroportit, ka thënë për T7 se do të merren masa për secilin punonjës i cili ka penguar operimin normal të fluturimeve.
“Mund ta quajmë lirisht se nuk ka qenë grevë në korniza ligjore, meqenëse ka pasur kërcënime dhe pengesa në kryejnë e detyrave nga punëtorët të cilët nuk kanë qenë pjesë të grevës, prandaj ne do të marrim masa veç e veç për secilin punonjës i cili ka penguar operimin normal të fluturimeve”, ka thënë Gara.
Raportohet se gjatë kësaj greve ka pasur edhe përplasje mes atyre që kanë bojkotuar dhe atyre që kanë punuar gjatë asaj kohe.
Ndërkohë 9 vetë janë suspenduar pasi nuk kanë pranuar të punojnë gjatë kohës kur është mbajtur greva e djeshme një orëshe.
Në anën tjetër Inspektorët e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se gjatë kohës së grevës kanë vëzhguar për së afërmi vijimin e operimeve në pajtim me rregullat dhe standardet e zbatueshme për siguri të operimeve dhe u shprehën se nuk kanë vërejtur ndonjë parregullsi.
Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do ta vazhdojnë grevën sot nga ora 08:00 deri në ora 14:00 përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











