Lajme
Vazhdon plakja e Maqedonisë, bie për 3800 numri i lindjeve
Të dhënat zyrtare tregojnë për ulje të shtimit natyror prej 3930 lindjesh në vitin 2013, në 3878 në 2014-ën dhe në 2614 lindje në vitin 2015. Në rajonin e Pellagonisë mortaliteti është më i madh se nataliteti
Shpërngulja e vazhdueshme e qytetarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe mungesa e perspektivës ekonomike, ka ndikuar që nataliteti në Republikën e Maqedonisë të bije dukshëm. Sipas statistikave demografike, Maqedonia në vijimësi po shkon drejt plakjes dhe shifrat negative të lindjeve janë vërejtur në shumicën e komunave.
Të dhënat tregojnë se prej vitit 1995, kur në Maqedoni janë lindur 29.886 foshnje, prej atëherë në vazhdimësi është shënuar rënie e lindjeve. Siç shkruan Koha, gjatë periudhës 2001-2015 vazhdimisht ka pasur nga 23 deri 24 mijë foshnje në vit.
Nga ana tjetër, Banka Botërore vlerëson se vetëm deri në vitin 2010, nga Maqedonia janë shpërngulur mbi 450 mijë njerëz.
Gjithashtu, edhe të dhënat zyrtare tregojnë ulje të shtimit natyror prej 3930 lindjesh në vitin 2013, në 3878 në 2014-ën dhe në 2614 lindje në vitin 2015.
Ekspertët thonë se Maqedonia i lejon vetes një luks tepër të madh me humbjen e kuadrove të ndryshme dhe duhet të ndërmerr masa, duke motivuar së paku një pjesë të njerëzve që janë këtu dhe që vlejnë që të mos ikin jashtë.
“Maqedonia po hyn në procesin e plakjes së thellë demografike. Nëse nuk ndërmerren masa për ndryshimin e situatës, do të vazhdohet me rritjen e strukturës së vjetër të popullatës. Gjithashtu, gjendja me shpërnguljen e popullatës së re vërehet në shtimin natyror të popullatës, që është negative në dhjetë vitet e fundit në 45 komuna të vendit”, thotë, demografi Donço Gerasimovski.
Sipas tij, në rajonin e Pellagonisë gjysma e vendbanimeve kanë shtim negativ të popullatës, ndërsa situatë e ngjashme është edhe në rajonet lindore dhe juglindore, ku Dellçeva, Pehçeva, Berova dhe Makedonska Kamenica, gati se nuk kanë popullatë të re. Viteve të fundit edhe Kërçova, Qendra Zhupë, Mavrovë Rostusha dhe Ohri ballafaqohen me probleme të tilla.
Nga ana tjetër, analizat profesionale të plakjes demografike në Republikën e Maqedonisë tregojnë se në 25 vitet e kaluara janë ndryshuar më shumë parametra socio-ekonomik, si dhe dukshëm është ulur shkalla e fertilitetit.
“Në 20 vitet e kaluara është ulur për 5-6 herë numri i foshnjave në raport me vitin 1980. Është rritur mjaft edhe numri i divorceve, si dhe kemi edhe proces paralel të mërgimit në Evropën perëndimore, SHBA dhe Australi dhe shtetet e tjera të botës së zhvilluar. Ky migrim vjen si rezultat kryesisht i shkaqeve ekonomike”, thuhet në analizën e Plakjes demografike në Republikën e Maqedonisë, e realizuar nga Universiteti i Shtipit.
Ndryshe, sociologët thonë se jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë rajonin dhe në BE, kanë ndryshuar edhe botëkuptimet për jetën, familjen me shumë fëmijë dhe për vlerat e jetesës, ku njerëzit kanë pritje të tjera nga jetesa.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













