Lajme
Vazhdon trendi treshifror i rasteve në Zvicër: 134 infeksione të reja
Numri i infeksioneve me koronavirus në 24 orët e kaluara ka qenë 134 persona. 116 raste të reja ishin raportuar dje (të enjten) ndërsa 137 të mërkurën
Edhe sot në Zvicër dhe Lihtenshtajn ka vazhduar trendi treshifror i numrit të infeksioneve, i filluar dy ditë më parë, shkeruan srf.ch.
Numri i infeksioneve me koronavirus, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), në 24 orët e kaluara ka qenë 134 persona, transmeton albinfo.ch. 116 raste të reja ishin raportuar dje (të enjten) ndërsa 137 të mërkurën.
Numri i regjistruar të mërkurën ishte mbi dyfish më i lartë se ai i të martës (62) dhe përbënte një rritje drastike.
Gjithsej 32.101 njerëz deri më tash kanë rezultuar pozitivë nga testimi për virusin e ri të koronës.
1686 veta kanë vdekur deri më sot si pasojë e infeksionit me koronavirus.
Shifrat bazohen në informacionin që laboratorët dhe mjekët i kanë dorëzuar BAG-së deri në mëngjesij e sotëm, si pjesë e detyrimit për raportim. Publikohen vetëm rastet për të cilat është në dispozicion një konfirmim i qartë laboratorik.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













