Jeta në Zvicër

Vdekja misterioze e britanikes 22-vjeçare në Zvicër

22-vjeçarja ishte duke qëndruar në “Ramada La Palma au Lac” në Locarno, Zvicër

Anna Florence Reed është gjetur e vdekur në banjën e një hoteli në Zvicër. Lajmi ka bërë bujë në mediat britanike, ku është raportuar për vdekjen e saj, përcjell albinfo.ch.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes, derisa në stacionin policor është shoqëruar i dashuri i saj, një gjerman 29-vjeçar.

Anna Florence Reed ishte gjetur në banjo dhe nuk kishte shenja jete, derisa i dashuri i saj ka thënë se ata ishin duke praktikuar lojëra ekstreme seksuale.

Vajza e re, sipas burimeve nga policia ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Në trupin e saj kishte shenja prerje dhe fraktura. Ata që dhanë alarmin ishin të ftuarit e hotelit, të cilët pasi dëgjuan zhurmë lajmëruan menjëherë recepsionin.

Kur mbërriti portieri i hotelit situata ishte tepër e rëndë pasi vajza kishte pësuar dëmtime të mëdha.

I dashuri i saj po përballet me një akuzë për vrasje paraprake, një akuzë më e vogël se vrasja.

22-vjeçarja ishte duke qëndruar në “Ramada La Palma au Lac” në Locarno, Zvicër, sipas mediave lokale, përcjell albinfo.ch.

Policia zvicerane është duke hetuar rastin, kurse po bashkëpunon edhe me autoritetet britanike, rreth këtij rasti.

https://www.thesun.co.uk/news/8836716/british-woman-dead-switzerland-asphyxiation-sex-game/