Lajme
I sëmuri vdes pas dëbimit në Kosovë, homazhe dhe protesta në Gjermani
Zyra e qarkut, Biberach ka vendosur këtë të hënë që gruaja e tij 64-vjeçare, Mire G, e cila është gjithashtu e sëmurë, të lejohet të kthehet në Gjermani
Sali Krasniqi ka vdekur më 12 mars, pesë muaj pas dëbimit të tij në Kosovë, që u bë përkundër faktit se ai kishte një sëmundjeje të rëndë, shkruan gazeta Schwäbische Zeitung dhe shumë media të tjera gjermane.
Vdekja ka ndodhur, sipas supozimeve, për shkak të kujdesit joadekuat mjekësor në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Tani, zyra e qarkut në Biberach, në cilësinë e autoritetit përgjegjës të imigracionit, ka vendosur këtë të hënë që të paktën gruaja e tij 64-vjeçare, Mire G, e cila është gjithashtu e sëmurë, të lejohet të kthehet në Gjermani.
Ndalimi i hyrjes që i ishte shqiptuar asaj, krahas bashkëshortit tashmë të ndjerë, është hequr.
Për Mire G, e cila vuan nga pasojat afatgjata të tuberkulozit pulmonar, kthimi në Gjermani është zyrtarisht i lejuar. Por edhe kur me gjuhën e autoriteteve bëhet fjalë për ri-hyrje të menjëhershme, këtu ka ende një pengesë: Mirja duhet të bëjë aplikimin për një vizë turistike, përcjell albinfo.ch. Deri në aprovimin e saj, mund të kalojnë disa muaj.
Mbetet të shihet nëse dëbimi pas 28 vitesh qëndrimi në Gjermani, i cili në fund të fundit i kushtoi jetën burrit të saj, do të gjykohet ose jo si i paligjshëm nga gjykatat. Ndërkaq, Mirja nuk do të ketë leje të sigurt qëndrimi edhe pasi të hyjë sërish në Gjermani. Rregullat e burokracisë së aplikimit duhet të vihen përsëri në lëvizje. Por, familja që jeton në rrethin Biberach, gjashtë fëmijët, 17 nipërit dhe mbesat, stërnipërit dhe nëna e Mire G., të cilët po vajtojnë Sali Krasniqin e ndjerë, tani ka të paktën një shpresë: Se do ta shohin Mire G. akoma gjalle.
Rasti i dëbimit në Kosovë të çiftit rom Sali dhe Mire Krasniqit, pas 28 vitesh qëndrimi në Gjermani, ishte përcjellë me ankesa dhe protesta të qytetarëve dhe shoqërisë civile në rrethin ku jetonte kjo familje dhe më gjerë. Ndërsa, pas lajmit për vdekjen e Saliut, në qendër të qytetit është organizuar një homazh dhe protestë, me fjalime, muzikë mortore dhe pankarta që dënojnë dëbimin e çiftit të përmendur.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












