Kosova
Vdes edhe personi i katërt nga aksidenti i mbrëmshëm
Katër persona të vdekur dhe gjashtë të lënduar, ky është epilogu i deritashëm, i aksidentit të djeshëm në rrugën Prishtinë-Gjilan në Mramor, në të cilin ishte përfshirë edhe ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila ka marrë lëndime trupore.
Siç raporton Policia e Kosovës, të gjithë të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor në QKUK, përcjell albinfo.ch.
“Raportohet aksident trafiku me përfshirjen e tri automjeteve, dy automjete me tabela vendore dhe një automjet me tabela diplomatike. Si pasoj e aksidentit në vendin e ngjarjes jetë ka ndërruar njëri vozitës mashkull dhe një pasagjere femër shqiptare, ndërsa dy pasagjerët, një mashkull dhe një femër shqiptar, kanë ndërruar jetë në QKUK. Gjithashtu si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona tjerë të përfshirë në aksident, 4 (katër) persona dy meshkuj dhe dy femra turq/shtetas të R. Turqisë, si dhe dy persona meshkuj shqiptar”, thuhet në raport, njofton Telegrafi.
Me vendimin e Prokurorit, katër trupat e pa jetë dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.
Ndërkohë, një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksident trafiku i cili ka ndodhur më 12 nëntor në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima pasi ka marr tretman mjekësorë pas disa dite iu ka përkeqësuar gjendja, ku si pasoj ka ndërruar jetë.
Ndërkaq, me vendimin e prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, ndërsa i dyshuarit pas marrjes të deklaratës shtesë lirohet. Rasti mbetet nën hetime.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave












