Lajme
Vdes ish-këshilltari i Merkelit, kishte vizituar edhe Kosovën
Mësohet se Jan Hecker, ambasadori gjerman në Kinë, ka vdekur në moshën 54-vjeçare, vetëm pak javë pas emërimit në këtë pozitë, ka bërë të ditur ambasada gjermane përmes një njoftimi, shkruan CNN, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se Hecker kishte punuar si këshilltar për politikë të jashtme i kancelares gjermane Angela Merkel para se të merrte postin e tij si ambasador më 24 gusht.
“Jemi thellësisht të trishtuar dhe të tronditur për vdekjen e papritur të ambasadorit gjerman në Kinë”, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane.
“Zemrat tona janë me familjen, miqtë dhe kolegët e tij në këtë kohë”.
Rrethanat rreth vdekjes së diplomatit nuk janë bërë të ditura.
Hecker u emërua Ambasadori i 14 -të gjerman në Kinë në fund të gushtit. Para emërimit të tij, ai shërbeu si Drejtor i Departamentit të Politikës së Jashtme, Sigurisë dhe Zhvillimit dhe kishte qenë këshilltar për politikë të jashtme që nga viti 2017.
Kur pranoi detyrën e re, Hecker kishte thënë se qëllimet e tij për misionin e ri ishin “të kontribuojë në zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Gjermani-Kinë përmes punës sonë” dhe “të forcojë më tej dialogun dhe partneritetin“.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













