Kuriozitete
Vdes krijuesi i komandave “copy, paste”
Qendra globale e teknologjisë, Silicon Valley, ka njoftuar për vdekjen e Lawrence Tesler, krijuesit të komandave kompjuterike “prej, kopjo, bart” (cut, copy and paste).
Kompania Xerox ka njoftuar se ai ka vdekur në moshën 74-vjeçare.
“Krijuesi i komandave, cut/copy & paste, dhe komandave të tjera ka qenë ish-hulumtues i Xeroxit”, ka thënë kompania në një postim në rrjetin social, Twitter.
“Jeta juaj është më e lehtë falë ideve të tij revolucionare. Larry ka vdekur të hënën, andaj na u bashkoni që të festojmë jetën e tij”.
Përveç Xerox, Tesler ka kontribuuar edhe në kompanitë Amazon, Apple, Yahoo dhe të tjera.
Komanda “copy, paste” është bërë e njohur nga kompania Apple, pasi është përfshirë në softuerin e kompjuterit Lisa më 1983.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”











