Kosova

Vdes mërgimtari nga Gjermania në aksidentin në Kosovë

Një aksident me pasoja në jetë ka ndodhur dje në fshatin Qallapek, ku vdiq një person pasi u përplas me autobusin.

Siç njofton Policia e Kosovës, viktima ishte një 37 vjeçar me iniciale B.M që po voziste një veturë me targa gjermane, raportojnë mediat vendore në Kosovë.

I ndjeri mësohet se kishte ardhur në Kosovë për festat e fundvitit, siç po bëjnë edhe mijëra mërgimtarë të tjerë, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, u raportua se përveç viktimës edhe 18 persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman në QKUK.

Ndryshe, dy orë pas këtij aksidenti, shumë afër këtij vendi, ka ndodhur edhe një aksident tjetër që mori jetën edhe të një shqiptari me pasaportë të Maqedonisë.