Kosova
Vdes Nazmi Peci, ish i burgosur politik dhe bashkëthemelues i LDK-së në Zvicër
Siç bën të ditur familja e tij, Nazmi Peci, nuk e fitoi betejën me pandeminë Cowid 19. Së shpejti ai do të kthehet për të fundit herë në Kosovë dhe do të varroset në vendlindjen e tij në Mitrovicë
Ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare veprimtari shumëvjeçar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe njëri nga themeluesit e Degës së LDK-së në Zvicër dhe njëherësh nënkryetar shumëvjeçar i saj, inxhinieri Nazm Peci Boletini.
Nazmi Peci ishte kryetar i Fondit Humanitar gjithkombëtar dhe, më vonë, kryetari i parë i Fondit të Trepërqindëshit.
Ishte i përkushtuar dhe i palodhshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Nazmiu, me vite, vuajti shumë në kazamatet serbe si i burgosur politik, pastaj e përjetoi edhe ferrin si njëri nga 215 intelektualët shqiptarë të izoluar dhe torturuar nga pushtuesi serbian.
Para strehimit politik në Zvicër, ka punuar inxhinier dhe ka pasur poste drejtuese në Kombinatin Xehetaro Metalurgjik “TREPÇA” në Mitrovicë.
Në Zvicër, që nga viti 1989 ai iu përkushtua veprimtarive politike dhe ishte ndër personalitetet më të shquara të diasporës; një veprimtar i zellshëm dhe i dashur për të gjithë.
Paraqitja e fundit publike e Nazmi Pecit, ishte më 18 nëntor 2018, në një aktivitet kulturor, ndërsa pak kohë më vonë, më 12 janar 2019, nga një sëmudje e rëndë u detyrua të heq dorë nga jeta publike për t’iu kthyer familjes. Që nga atëherë Ing. Nazmi Peci, ka lënguar duke u mbyllur në rrethin familjar, larg rrethit dhe shoqërisë.
Siç mësojmë nga familja e tij, Nazmi Peci, nuk e fitoi betejën me pandeminë Cowid 19. Së shpejti ai do të kthehet për të fundit herë në Kosovë dhe do të varroset në vendlindjen e tij në Mitrovicë.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












