Kosova
Vdes një i burgosur në spitalin e Pejës
Trupi i pajetë është dërguar për autopsi, ndonëse familja ka kërkuar që të mos bëhet autopsia, por Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve ka kërkuar që të respektohet ligji dhe të bëhet autopsia
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNj) ka njoftuar se në Spitalin Rajonal të Pejës, rreth orës 01:25 e martë (në mëngjes) ka ndërruar jetë i burgosuri H.G. i lindur me 06.07.1943, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se i burgosuri H.G. ka qenë i sëmurë rëndë dhe tërë kohën ka qëndruar në stacionarin e Burgut të Dubravës, kurse ka qëndruar edhe në Spitalin Rajonal në Pejë dhe QKUK në Prishtinë.
Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut për një kohë ka pasur ndërprerje të vuajtjes së dënimit pas së cilës është kthyer në burgun e Dubravës.
I burgosuri ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë më 29.08.2017. Gjatë qëndrimit në Spital në Pejë pranë tij kanë qenë anëtarët e familjes dhe i është ofruar trajtim shëndetësor mirëpo, nuk është evituar vdekja. Gjithashtu, duhet të theksohet se ka qenë në procedurë edhe një ndërprerje e vuajtjes së dënimit, por se vdekja e të burgosurit H.G. nuk ka mundur të evitohet.
Trupi i pajetë është dërguar për autopsi, ndonëse familja ka kërkuar që të mos bëhet autopsia, por Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve ka kërkuar që të respektohet ligji dhe të bëhet autopsia.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












