Lajme
Vdesin nga ngrirja dy alpiniste në Monte Rosa
Ndërsa një burrë që ishteme to, ka pësuar ngrirje dhe është dërguar në një spital zviceran të dielën në mbrëmje
Dy gra janë ngrirë për vdekje në masivin Monte Rosa në kufirin italo-zviceran në një lartësi prej më shumë se 4000 metrash. Ndërsa një burrë ka pësuar ngrirje dhe është dërguar në një spital zviceran të dielën në mbrëmje, shkruan srf.ch.
Të tre alpinistët u prekëm nga moti i keq të dielën pasdite nën Piramidën Vincent, një majë të lartë 4215 metra në pjesën jugore të masivit Monte Rosa, transmeton albinfo.ch. Ato ksihin bërë thirrje për ndihmë, siç njoftojnë ekipet e shpëtimit malor të Luginës Aosta në Italinë veriperëndimore.
Kur dy alpinistet dhe shoku i tyre kishin arritur në majën e piramidës Vincent kishte shpërthyer një stuhi e madhe bore. Ndonëse u mobilizua, grupi shpëtimtar me helikopter e pati të mundur t`i shpëtojë për shkak të kushteve të këqija të motit.
Shpëtimtarët kishin arritur rreth orës 21:00. Njëra grua ka vdekur disa minuta pas mbërritjes së tyre. Alpinistja e dytë u dërgua në një kasolle mali ndërsa ishte ende gjallë, por vdiq më pas. Shoqëruesi i saj u shpëtua nga ngrirja dhe u dërgua me urgjencë në një spital zviceran.
Njëra nga viktimat kishte punuar në Ticino
Viktimat, të moshës 29 dhe 28 vjeç, vinin nga Piemonte, kanë raportuar mediat italiane, transmeton albinfo.ch. Njëra nga gratë punonte si mësuese në kantonin Ticino, ka njoftuar të dielën departamenti i arsimit i kantonit jugor.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres













