Lajme
Vdesin tre alpinistë holandezë në Alpet e Zvicrës
Tre alpinistë holandezë kanë vdekur, pasi dyshohet se u goditen nga orteku. Ata u gjetën të dielën nën akullnajën Jegi, në kantonin e Valaisit.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se viktimat janë dy holandezë të moshës 32 dhe 40-vjeçare, si dhe një holandeze e moshës 30-vjeçare, të cilët jetonin në kantonin e Bernës.
Alpinistët ishin zhdukur që nga e premtja, ndërsa siç raporton Agjencia Federale e Lajmeve SDA, policia e Bernës nisi kërkimet të shtunën, transmeton Albinfo.ch.
Sipas policisë, dy burra dhe një grua kishin shkuar në vendin e quajtur në Schmadrihütte mbi Stechelberg.
Të nesërmen ata synuan të ngjiteshin në Grosshorn./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre Zvicra është një vend me njerëz të kënaqur me një pikëpamje kritike për atdheun e tyre,... -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave -
Zvicra harton plan kombëtar për rritjen e sigurisë në transportin publik -
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë













