Lajme
Vdiq i plagosuri në Rashçe të Shkupit
Mediet në Shkup kanë raportuar se ka ndërruar jetë 31-vjeçari, pronar i një këmbimoreje nga fshati Rashçe i Shkupit
Persona të maskuar me armë zjarri kanë plagosur rëndë pronarin e një këmbimoreje Agim Tanallarin, nga fshati Rashçe i Shkupit.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 18.35 në rrugën Rashçe – Radushë në komunën e Sarajit të Shkupit, kur rreth gjashtë persona me maska dhe të armatosur me pushkë automatike kanë ndaluar Agim Tanallarin, 31 vjeç i cili po udhëtonte drejt shtëpisë me makinën “Opel Insignia” i shoqëruar nga babai i tij, informon agjencia INA.
Grabitësit kanë shtënë me armë dhe kanë plagosur 31 vjeçarin, ndërsa më pas me dy makina “Opel Astra Karavan” dhe “Opel Vectra”, kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia theksoi se sulmi dyshohet të jetë ndërmarrë për qëllim grabitje, pasi që Agim Tanallari ishte pronar i këmbimores “Vrella” në Shkup. Sipas informacioneve nga spitali ushtarak, Tanallari është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia bëri të ditur mbrëmë vonë se dy makina e grabitësve janë gjetur në basenin e peshqve në Radushë. MPB ka informuar se nesër do të jap detaje mbi incidentin, pas kryerjes se ekspertizës nga ekipet e policisë kriminale dhe hetuesisë. /Albinfo & INA/
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












