Lajme
Vdiq ish-presidenti i Gjermanisë, Horst Kohler
Ish-presidenti gjerman Horst Kohler ka vdekur në moshën 81-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, ka njoftuar “NPR” të shtunën. Ai shërbeu si president nga viti 2004 deri në vitin 2010, kur dha dorëheqjen.
Kohler lindi në vitin 1943 në fshatin Skierbieszow në Poloninë e sotme, që në atë kohë ishte i pushtuar nga Gjermania naziste.
Ai mbajti postin e parë në politikë nga viti 1990 deri në vitin 1993 si sekretar në Ministrinë e Financave dhe luajti një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në krijimin e Traktatit të Maastrichtit, i cili përcaktoi Bashkimin Evropian të sotëm.
Nga viti 2000 deri në vitin 2004 ka qenë president i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe më pas ka marrë postin e presidentit të Gjermanisë, që sipas kushtetutës gjermane nuk ka kompetenca të rëndësishme.
Megjithatë, ai ishte jashtëzakonisht i popullarizuar në mesin e popullit të Gjermanisë, kështu që në vitin 2009 fitoi edhe një mandat.
Megjithatë, vetëm një vit më vonë, ai dha dorëheqjen për shkak të komenteve për rolin e ushtarëve gjermanë në Afganistan.
Ai pati thënë se ushtria gjermane duhet të përdoret për të mbrojtur interesat ekonomike të vendit, deklaratë që u kritikua nga shumë politikanë duke u cilësuar si “diplomaci kërcënuese”.
Edhe pse fillimisht mbrojti pozicionin e tij, Kohler dha dorëheqjen më 31 maj 2010.
Pas dorëheqjes, Kohler mbeti aktiv në politikë përmes komenteve mbi ngjarjet në botë. Ai u njoh si eksperti më i madh i marrëdhënieve me Afrikën.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër Rreth 282,000 persona ishin të punësuar në sektorin kulturor në Zvicër në vitin 2025, 4.8% më... -
Marrëveshjet Zvicër-BE mund të jenë subjekt i shumicës së dyfishtë të popullit dhe kantoneve -
Gruaja zvicerane vdes pas një aksidenti me furgon shpërndarjeje pa shofer në Cyrih -
Sulmuan një turist në Locarno, katër të arrestuar -
Niset peticion në Zvicër kundër antenave Starlink












