Autotech

Veçoritë e Samsung-ut të ri

Modeli i ri Galaxy Note 10, që do të prezantohet së shpejti mund të ketë 12 GB RAM, super i shpejtë

Samsung është duke u përpjekur të marrë kryesimin e smartphone-ve top të gamës. Dhe këtë e bën duke rritur memorien e telefonit. Kjo është një veçori, që gjatë viteve, e ka lejuar Samsung të integrojë vetëm chip-et më të mirë në pajisjet e veta flagship.

Modeli i ri Galaxy Note 10, që do të prezantohet së shpejti mund të ketë 12 GB RAM, super i shpejtë.

Kompania koreane njoftoi se ka nisur prodhimin në masë të moduleve RAM LPDDR5 12 gigabyte. Ky RAM, shpjegon Samsung, do të shërbejë për të mbështetur teknologjinë 5G dhe algoritmet gjithnjë e më të rënda të Inteligjencës Artificiale, transmeton Monitor.

Brenda muajit, ndër të tjera, Samsung do të nisë instalimin e moduleve të reja, për t’u ofruar smartphone-ve të tij 12 GB RAM. Ndoshta duke nisur nga Galaxy Note 10, por me siguri, Galaxy S11 do ta ketë të integruar këtë risi. Ndërsa vitin e ardhshëm, qarkullojë zëra se do të vijnë konfigurimet 16GB, përcjell albinfo.ch.

Përveç dimensioneve, modulet e reja janë shumë më të mëdha krahasuar me LPDDR4 të mëparshëm, edhe për shpejtësi maksimale: 5.500 megabyte në sekondë kundrejt 4.266 megabyte për sekondë.

Në praktikë, shpjegon Samsung, me një konfigurim 12 GB ju mund të transferoni 44 GB të dhëna (pak a shumë 12 filma në FullHD 3,7 GB secili) në vetëm një sekondë. Përveçse do të jenë 30% më të shpejtë, modulet e reja LPDDR5 do të konsumojnë edhe 30% më pak energji se LPDDR4 dhe do të integrojnë një chip për përmirësimin e performancës së parametrave.

Me këtë lëvizje dhe me prezantimin e ardhshëm të moduleve 16 GB, Samsung shpreson të forcojë pozicionin lider në treg, i cili kohët e fundit është vënë në diskutim, për shkak të boom-it të prodhuesve kinezë.

“Samsung vazhdon përpjekjet që të sjellë me shpejtësi teknologji të memories mobile të një gjenerate të re, me performancë më të mirë dhe më shumë kapacitet – shpjegon kompania në një deklaratë – ndërkohë që vijon të drejtojë në mënyrë agresive rritjen e tregut premium të memories”.