Futboll
Vedat Muriqi sot me ekipin e tij kërkon trofeun e Kupës së Spanjës
Në Sevilla, Ath Bilbao dhe Mallorca do ta pretendojnë trofeun e parë sezonal në Spanjë, me të dyja skuadrat që do të vendosen përballë, për herë të parë në histori në finalen e Copa del Rey, përcjell albinfo.ch.
Një ndeshje vërtet interesante, me baskët të cilët do të luajnë finalen e 40-të në histori, dy më pak se Barcelona, teksa skuadra e Valverde-s rikthehet në finale pas sezonit 2020-2021.
Në krahun tjetër, Mallorca rikthehet në finale pas shumë vitesh pritjeje, pas më shumë se dy dekadash, pas sezonit 2002-2003 që në fakt mbart shumë kujtime të bukura pasi është suksesi i vetëm në Copa del Rey ndaj Recrativo Huelva, ndërsa kjo do të jetë finalja e katërt në histori.
Bilbao niset si favorite, me ekipin bask që këtë trofe e ka fituar plot 23 herë, teksa vetëm Barcelona ka bërë më mirë, me 31 herë.
Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën në mbrëmje dhe nis nga ora 22:00.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës











