Futboll
Veldin Hoxha i bashkohet Kosovës
Veldin Hoxha është pjesë e klubit Rubin Kazan, derisa deri tash ka qenë pjesë e Kombëtares së Kroacisë U21
Mesfushori i spikatur, Veldin Hoxha, është lojtari më i ri që i bashkohet Kombëtares së Kosovës.
Pas një periudhe me paraqitje të mira dhe progres të vazhdueshëm në karrierën e tij, Hoxha ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në nivelin më të lartë përfaqësues. Ai do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme të Dardanëve për kualifikimet e Botërorit 2026, raporton FFK, transmeton albinfo.ch.
Marrëveshja dypalëshe është nënshkruar sot nga presidenti Agim Ademi dhe lojtari Veldin Hoxha.
Veldin Hoxha është pjesë e klubit Rubin Kazan, derisa deri tash ka qenë pjesë e Kombëtares së Kroacisë U21.
FFK i uron mirëseardhje Veldin Hoxhës në familjen dardane dhe i dëshiron shumë suksese me fanellën e Kosovës.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











