Shqipëria
Veliaj thotë se diaspora shqiptare është shumë e rëndësishme
“Unë jam shqiptar” është ekspozita e hapur në Tiranë, kushtuar diasporës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrimit.
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, në ceremoninë e hapjes theksoi se kjo ekspozitë vjen si një mirënjohje ndaj të gjithë atyre shqiptarëve që, nisur nga shkaqe dhe periudha të ndryshme, kanë vendosur që jetën ta organizojnë në një vend tjetër, duke ruajtur traditat dhe zakonet shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Veliaj u ndal edhe te roli dhe rëndësia që qeveria i ka dhënë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, ku ka veçuar emërimin e një ministri për diasporën, si dhe promovimin e diplomacisë ekonomike.
Për ti dhënë shqiptarëve vlerësimin dhe rëndësinë e duhur edhe në vendimmarrje që ndodhin në Shqipëri, kreu i Bashkisë së Tiranës vlerësoi si mjaft të rëndësishme dhënien e të drejtës për të votuar atje ku jetojnë dhe punojnë.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”












