Portrete të firmave
Vëllezërit Kalludra dhe garazhi i tyre gjigant në Basserdorf të Cyrihut

Në zonën industriale Kloten-Basserdorf, në kantonin e Cyrihut, përball Zyrës së Trafikut Rrugor (Strassenverkehrsamt), është zhvendosur nga Gllattbruggu, garazhi i i tre vëllezërve shqiptarë Kalludra: Agimi, Ramizi dhe Rasimi. Bëhet fjalë për qendrën për servisim të automjeteve “Auto Zentrum Grindel”, e cila vepron nga viti 1999. Përvoja 18 vjeçare e vëllezërve Kalludra në riparimin dhe ngjyrosjen e karoserisë ka bërë që shërbimet e tyre të jenë shumë të kërkuara nga klientët, jo vetëm shqiptarë.
Numri i madh i klientëve kishte shtyrë vëllezërit Kalludra që të shtonin numrin e punëtorëve, të blinin aparatura speciale dhe të zgjeronin hapësirën e punës në një qendër gjigante të servisimit në Bassersdorf

Objekti i ri, i pari në këtë rrethinë, është përuruar në shkurt të këtij viti dhe ofron të gjitha shërbimet në servisimin dhe riparimin e automjeteve, nga ndërrimi i gomave deri te ngjyrosja e karoserisë. Servisimi dhe riparimi/ngjyrosja e karoserisë gjithashtu bëhet nga vëllezërit Kalludra me përvojë 18 vjeçare. Derisa Agimi është i specializuar në karoseri, Ramizi kujdeset për riparimet e vogla, gërvishtjet dhe dëmtimet tjera që shkaktohen nga breshëri, pa i ngjyrosur fare.
Hapësira e servisimit dhe riparimit të automjeteve përfshin një sipërfaqe prej rreth 1 mijë metrash katrorë: dhjetëra vende pune me vinça të kategorive të ndryshme. Ndërsa pjesa e veçantë në këtë qendër për servisimin e automjeteve është pajisja speciale për riparimin dhe ngjyrosjen e veturave të dëmtuara.

Por jo vetëm automjetet e dëmtuara mund të riparohen në këtë qendër servisimi. Të gjitha llojet e automjeteve, nga veturat e vogla deri te kamionët dhe autobusët.
Riparimi i automjeteve bëhet me anë të Software-ve, kompjuterëve dhe aparaturave më të sofistikuara të cilat përshtatin ngjyrën identike të automjetit të dëmtuar.
Se çfarë duhet të bëjmë që të mos paguajmë shumë në rast të aksidenteve, na tregon Agim Kalludra. «Sigurimet e veturave janë shumë të rëndësishme që të mos dëmtoni xhepin tuaj. Sigurimi i pjesshëm i automjeteve nuk është shumë më i shtrenjtë në krahasim me sigurimin bazë derisa paguani më shumë për riparimin e automjeteve të dëmtuara në rast të aksidenteve», thotë Kalludra, i cili e pranon se riparimi në Zvicër është shumë më shtrenjtë se në Kosovë, por i arsyeshëm në raport me standardin e këtushëm.

Shqiptari me origjinë nga Klina nuk pajtohet se vetëm shqiptarët ngasin vetura të shpejta dhe të shtrenjta. «Janë edhe italianët edhe portugezët, por megjithatë të rinjtë këtu kanë mundësi dhe kanë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes me veturën e tyre», thotë Kalludra.
Vëllezërit Kalludra, profesionalizmin e tyre e kanë bartur vazhdimisht te gjeneratat e reja. Në qendrën e tyre për servisimin dhe riparimin e automjeteve kanë mbaruar zanatin shumë të rinj shqiptarë.

/Publireportazh/
Profili i kompanisë
- Adresa: Grindelstrasse 24, CH-8303 Bassersdorf
- Aktiviteti: Karoseri, garazhë
- Tel: +41 44 810 53 00
- Fax: +41 44 810 53 05
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Pak para përfundimit të dënimit, humb jetën 37-vjeçari shqiptar në burgun e Zvicrës Dëshmia e babait të shqiptarit që humbi jetën në burgjet e Zvicrës: Gjithçka ishte e qëllimshme...
-
“Smartycom AG”, kompania e vetme shqiptare në panairin “Home Fair” në Zvicër
-
Nga cilat shtete kanë origjinën remitencat në Shqipëri?
-
Shqiptari arrestohet në Britani, akuzohet se vrau një rumun
-
Përurohet në Bernë vepra publicistike e Shaip Beqirit
Jeta në Zvicër
-
Partitë dhe shoqatat zvicerane, në favor të ringjalljes së bisedimeve me BE-në Njoftimi të mërkurën se Zvicra është gati të rifillojë bisedimet me BE-në dhe të riparojë marrëdhëniet...
-
Zvicra do të zbatojë paketën e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë
-
Qeveria zvicerane do të bëjë ulje të përkohshme të kontributeve në këto dy skema
-
Berna sanksionon shkelësit e mbeturinave
-
Çfarë do të thotë të jesh i ‘integruar me sukses’ në Zvicër?