albinfo.ch
Bizneset
Vëllezërit Orllati vunë gurthemelin e kullës së tyre në Zvicër
Sot, në punishten e ardhshme gjigante të Chavannes-près-Renens, në kantonin Vaud të Zvicrës, me një pritje solemne dhe të organizuar për lakmi, u mbollën farat e gjelbërimit të lagjes si dhe kullës që do ta ndërtojnë vëllezërit Orllati në ”Quarter des Cèdres” (Lagjja e Kedrave)
Në prani të personaliteteve të shumta, ndërmarrësve dhe medieve zvicerane që kishin ardhur të numërt, filluan sot zyrtarisht punimet e kompleksit “Quartier des Cèdres”. Vëllezërit Orllati janë 80% financues të këtij projekti dhe, po ashtu ndërtues (Orllati Real Estate).
“Quartier des Cèdres” është një projekt ambicioz, i cili është paraparë të finalizohet deri në vitin 2025. Sot, pra, u bë gurthemeli i këtij kompleksi ekologjik prej 11.000 m2, me 17 ndërtesa, 700 banesa dhe 1600 banorë të rinj.
Elemen i veçantë i këtij kompleksi është kulla që do të jetë një ndër më të lartat në Zvicër, respektivisht 117 metra, e cila do të mund të shihet nga Franca. Ajo do ketë rreth 200 apartamente dhe 2500 m2 hapësira komerciale, njofton nga vendngjarja albinfo.ch. Karakteristikë e saj do të jenë drunjtë e mëdhenj (mbi 80) dhe drunjtë e vegjël gjelbërimi (mbi 3000), që do jenë pjesë e pamjes të kësaj kulle.
Ky lloj konstruksioni kërkon njohje specifike të teknikës ndërtuese.
Në fjalën e saj hyrëse, ministrja Jacqueline de Quattro përshëndeti familjen Orllati për punën e tyre të shkëlqyer të ndërmarrësve si dhe këmbënguljen në realizimin e projektit ambicioz “Quartier des Cèdres”. Sipas De Quattro, ky projekt është në pajtim me kohën dhe nevojën e kohës, duke evituar copëzimin e territorit dhe shtyn kulturën e ndërtimit nga kuantiteti drejt kualitetit, raporton nga vendngjarja albinfo.ch.
Truri i kësaj storje të bukur të diasporës shqiptare në Zvicër, Avni Orllati, i lindur më 1974, me modestinë, por edhe me mprehtësinë e një ndërmarrësi të suksesshëm, tha se nuk synon të rrisë grupin e tij, por ta jetësojë, i cili veçse numëron 750 punëtorë, të angazhuar në 70 deri në 90 punishte, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me qëndrimin e Avni Orllatit, moderatori i ceremonisë së organizuar bukur dhe me një program të pasur, si dhe zëdhënësi i Grupit Orllati, Marc Comina, theksoi se duhet ta shohim të ardhmen, duke aluduar se Grupi Orllati do vazhdojë të rritet.
Vëllezërit Orllati janë një shembull i veçantë suksesi i diasporës shqiptare në Zvicër. Shumë shqiptarozviceranë janë krenarë me suksesin e tyre. Ata deri më tani kanë realizuar mbi 1000 objekte ndërtimi në Zvicër.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Shqiptarët e Amerikës ndihmojnë spitalin e Tetovës Ata do të vazhdojnë të ndihmojnë edhe spitalet e Kosovës dhe Shqipërisë...
-
Mërgimtarja nga Zvicra dhuron 35 mijë franga për një familje me nevojë në Kosovë
-
Linjat me çmime të lira që do të operojnë në Aeroportin e Kukësit
-
Haxhiu: Diaspora do t’i vuajë pasojat nga ligji për konfiskimin e pasurisë
-
Austri: Vaksina ruse “Sputnik V”, vetëm pas miratimit nga EMA
Jeta në Zvicër
-
Task forca zvicerane: Vaksinimi i dytë të mos bëhet pas 4 por pas 6 javësh Me një interval prej 6 javësh, gjysma e popullsisë mund të vaksinohet me të paktën njërën...
-
Turistët e parë në Gjirokastër nga Zvicra, qyteti iu la mbresa
-
Zvicër
Kush është vaksinuar plotësisht, lirohet për 6 muaj nga karantina
-
CureVac kërkon miratimin për vaksinim anti-Covid-19 në Zvicër
-
Ngjarjet e mëdha mund të lejohen nga korriku