E-Diaspora
Vëllezërit Shoshi, histori suksesi në Zvicër
Vëllezërit ndërmarrës Arsen dhe Arben Shoshi dallohen me firmën e tyre në sektorin e ndërtimit në Zvicër prej 12 vitesh
Prej pjatalarësi te një afarist i suksesshëm në Zvicër. Kjo është karriera e Arsen Shoshit, të cilën ai as që ka mundur ta ëndërronte në vitin 1998 kur ka ardhur në Zvicër, pa njohur gjuhen gjermane dhe pa perspektivë.
Kur erdhi në Zvicër, Arseni nuk kishte asgjë. Arsen Shoshi, kishte migruar si refugjat në mars të vitit 1998 në Cyrih, me aeroplanin e fundit nga Aeroporti i Prishtinës para se të përmbysej gjithçka nga lufta.
Gjakovari, me një garancion tre muajsh merr rrugën e migrimit në Zvicër. Ai shkëputi një kohë kontaktet edhe me familjen, e cila u detyrua të braktiste shtëpinë nga lufta e të ikte në Shqipëri.
Sot, pas 18 vjetëve, ai bashkë më vëllain Arbenin janë afaristë të suksesshëm dhe mbikëqyrës të të gjitha objekteve të shkollës së njohur “Benedict Schule” në Zvicër.
Jo vetëm kaq, suksesi i dy vëllezërve shqiptarë nga Gjakova me kapitalin e tyre disa milionësh lidhet edhe me firmën e tyre, të cilën e themeluan në vitin 2005.
Fillimisht filluan vetëm me dy punëtorë ndërsa tani firma e tyre numëron dhjetëra punëtorë.
Prej atëherë, vëllezërit Shoshi nuk janë ndalur asnjëherë me renovimin e brendshëm të shtëpive dhe banesave e deri te hotelet me pesë yje nëpër Zvicër.
Por, ata nuk harrojnë të lidhin suksesin në biznese me babanë e tyre Elez Shoshin dhe axhën e ndjerë, Zeqë Shoshi.
“Unë jam me fat që pata një prind, i cili për shumë vite ishte një afarist shumë i mirë dhe mësova që nga fëmijëria ime se si duhet të respektohet puna. Aty fillova hapat e parë dhe ëndërrova që të arrij këtë që e kemi edhe sot!”, thotë Arsen Shohi..

Ndërsa me emocione i përshkruan fjalët e axhës nëpër oda të burrave.
“Ishte një burrë që ishte i njohur në mbarë rrafshin e Dukagjinit dhe më larg!”, kujton Arseni duke mos harruar edhe fshatin e origjinës, Skivjanin e Gjakovës, të cilin e kishte braktisur në vitin 1998, i detyruar nga lufta.
Se janë të lidhur me Skivjanin, tregon përpjekja e Arbenit që të kthehet në Kosovë menjëherë pas luftës. Arbeni për 5 vjet ka provuar të mbajë një biznes të vogël në vendin e lindjes por i zhgënjyer me rrjedhat në Kosovë kthehet sërish në Gjermani pastaj në 2005 i bashkohet sërish vëllait në Zvicër.
Arsen Shoshi bashkë me vëllain e tij Arbenin pasi kishte rinovuar shtëpinë e shefit të Benedict Schule-st në kohë rekorde fituan besimin që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe në objektin e shkollës Benedict në Cyrih për të mbetur sot e kësaj dite në mbikëqyrje të të gjitha objekteve në Bernë, Lucern dhe St Gallen.
Kompania e vëllezërve Shoshi është një shembull i mirë i suksesit dhe tregon se puna e palodhshme, por edhe guximi për investim në realizimin e ideve shpaguhen.
Një ndër projektet më prestigjioze të kësaj kompanie ishte renovimi i ndërtesës së hotelit 5 yjesh në Lucern.
Publireportazh
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike Producentë të huaj eksplorojnë Kosovën si mundësi për projekte filmike... -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” Reperi i njohur me rrënjë shqiptare Arbër Rama, i njohur me emrin artistik EAZ, ka shprehur... -
Tren përplaset me një veturë në Winterthur -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci













