E-Diaspora
Vëllezërit Xhaka vizitojnë ekipin e Prishtinës
Granit e Taulant Xhaka, të cilët po i kalojnë pushimet në Kosovë, kanë vizituar skuadrën e FC Prishtinës
Para fillimit të seancës stërvitore, ekipin e Prishtinës vizituan vëllezërit Xhaka. Granit Xhaka, reprezentuesi zviceran dhe anëtari i skuadrës së Bundesliga 1, Borussia Monchegladbach si dhe Taulant Xhaka – anëtari i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së elitës zvicerane, Basel.
Vëllezërit Xhaka nuk u deklaruan për mediat, ndërsa, në emër të ekipit mirëseardhje i dha nga shefi i shtabit teknik, Bylbyl Sokoli.
“U jemi mirënjohës përgjithmonë. Ju jeni shembull se si futbollistët tanë një ditë duan të arrijnë. Edhe pse do të doja, sikurse Taulanti, edhe Graniti të përfaqësonte Kombëtaren shqiptare, ju jeni krenaria jonë dhe ne mburremi me ju”, ishin ndër të tjera fjalët përshëndetëse të Sokolit.
Në të shkuarën, veçmas Graniti, ka vizituar shpesh F.C. Prishtinën, ndërsa në disa raste ka dhënë edhe ndihma modeste për klubin tonë.
Vizitën e tyre e çmojmë dhe janë të mirëseardhur gjithmonë në klubin më të madh në vend. Ashtu siç u shpreh edhe xhaxha i cili ishte në përcjellje të tyre se Prishtina është klubi i tyre dhe gjithmonë do të jetë i tillë, thuhet në një komunikatë të FC Prishtinës.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA Marjus Cauli dhe Hambel Peçi shpallen fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Zvicër
-
Familjet zvicerane do të paguajnë “635 franga më shumë në vit” nëse propozimi anti-imigracion fiton Kundërshtarët e nismës “Jo 10 milionëve” po japin një alarm tjetër në lidhje me pasojat e... -
Studim në Cyrih: Rritet frika nga dëbimet e qiramarrësve -
Kolonat e gjata vazhdojnë në Gotthard, bllokim i madh i trafikut drejt jugut -
Pse janë mbipopulluar burgjet në Zvicër? -
Zvicër
Çfarë është hapur dhe mbyllur sot në Zvicër?











