Lajme
Vendbanimi në Gjermani ku qiraja është 88 centë në vit
Në qytetin e vogël Fuggerei, që ndodhet në Augsburg, qiraja është vetëm 88 centë në vit.
Ky vendbanim u ndërtua në vitin 1516 nga Jakob Fugger i Riu. Këtu ai donte të vendoste njerëz nga Augsburgu që ishin në një situatë më të dobët financiare.
Deri në vitin 1523 u ndërtuan 52 shtëpi dhe më pas aty u ndërtua një kishë. Portat mbylleshin natën, kështu që mund të thuhet se Fuggerei ishte një qytet i pavarur në atë kohë.
Kushtet për të jetuar në Fuggerei janë të njëjta si 500 vjet më parë: përveç një qiraje të vogël, duhet të jetosh në Augsburg për të paktën dy vjet, të jesh me besim i krishterë dhe me gjendje të dobët financiare, por pa borxhe. Portat janë ende të mbyllura çdo natë nga ora 22:00.
Njësitë e banimit kanë një sipërfaqe prej 45 deri në 65 metra katrorë dhe ngjajnë me shtëpi të vogla.
Apartamentet kanë një kuzhinë, sallon, banjë dhe dhomë gjumi. Banesat në katin e parë kanë një kopsht, dhe apartamentet në katin e fundit kanë një papafingo.
Turistët kanë mundësinë të vizitojnë Fuggerei. Një njësi banimi është bosh dhe shërben si muze./Euronews
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












